Videoja e dy djemve sirianë teksa qajnë sëbashku të përqafuar me njëri-tjetrin, ka prekur zemrat e miliona njerëzve.

Ata vajtojnë vdekjen e vëllait të tyre, i cili u vra në një sulm ajror në Siri.

vellezerit 2

Këto pamje tronditëse janë kapur në një spital dhe më pas janë postuar në internet nga Aleppo Media Center.

Kjo është vetëm një kujtesë e fundit e tmerreve drithëruese me të cilat po përballen fëmijët e popullit të shkatërruar nga lufta.

omran 2

Javën e kaluar fotografia e një djali të përgjakur dhe të pluhurosur, i cili qëndronte në pjesën e pasme të një ambulance u bë virale dhe simbol i tmerrit të luftës civile në Siri.

5-vjeçari Omran Daqneesh ishte një prej pesë fëmijëve të lënduar gjatë një sulmi ajror.

Tetë persona, përfshirë edhe pesë fëmijë, nuk ishin aq me fat pasi u vranë tragjikisht nga shpërthimet./tvklan.al