Një modele më ngjyrë të bardhë ka rrëfyer historinë e saj sesi ajo vendosi të bëjë një “kthesë” të madhe në jetën e saj. Edhe pse në fillim ajo ka marrë vendimin për të bërë disa ndërhyrje kirurgjikale në mënyrë që të dukej si kukulla Barbie, por rrugës gjithçka ndryshoi.

Martina Big, 28 vjeçe, ka përdorur injeksione të shumta për të ndryshuar ngjyrën e lëkurës së saj, si dhe ka kryer operacion për të zmadhuar gjoksin.

Ajo u shfaq në programin e Maury Show, në SHBA, ku ka thënë se ndihet krenare që e ka ndryshuar lëkurën e saj duke e bërë atë të zezë.

“Nëse me kalimin e viteve ngjyra ime do të fillojë të zbehet, unë do të bëj përsëri ndërhyrje”,

është shprehur ajo në program.

Martina Big nga Gjermania, e përshkroi veten si “80% të zezë”. Të njëjtën gjë ka bërë dhe bashkëshorti i saj,  Michael ku dhe ai ka përdorur injeksione.

Martina e ka bërë ndërhyrjen e parë në vitin 2012 dhe tha se fillimisht donte të dukej si një Barbie, por më vonë ajo ndryshoi mendje./tvklan.al