Rovena Dilo është ndër këngëtaret që ka tërhequr gjithnjë vëmendje me zërin dhe pjesëmarrjen e saj në koncerte.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan nga ku foli për “Këngën Magjike” dhe këngën “Ke le për mu” që u komentua gjatë. Gjatë emisionit këngëtarja zbuloi se një nga planet e saj është edhe realizimi i një koncerti recital.

“Kënga ishte një gjetje, e tëra erdhi në mënyrë spontane, ashtu siç vijnë materialet e mira. Ishte frymëzim i Adrian Hilës dhe ai mendoi ta sillnim në gegënisht. “Ke le për mu” është kënga e parë në bashkëpunim me Adi Hilën, ai më ka përfshirë edhe në një tjetër aktivitet, që të shkruaj tekste këngësh.

Përveç këngës time kam patur edhe 4 këngë të tjera në “Kënga Magjike”. Sa herë e këndoj këtë këngë më vjen ta rikëndoj sërish, sepse është shumë e këndshme dhe krijon hare.

Mua më është hapur oreksi të bëj këngë me ritëm si “Ke le për mu”, këngë që të ftojnë të kërcesh dhe të gëzohesh. Koncerti recital është një nga planet e ardhshme”

, tha Dilo.

/tvklan.al