Livid, e cila punonte si kamariere në një bar në SHBA, ngjarja që i ndodhi ditën e kaluar mund t’i ketë kushtuar punën.

Ajo mbeti e turpëruar pasi të dy djemtë me të cilët ajo dilte e futën në kurth duke i propozuar të dy në të njëjtën kohë në vendin ku ajo punonte.

I dashuri i saj i parë hyri brenda dhe iu ul në gjunjë vajzës para kolegëve për t’i dhënë unazën. Të gjithë të pranishmit u emocionuan shumë nga gjesti përfshirë dhe vetë kamerieren.

Në momentin që ai hapi kutinë e zbukuruar ku qëndronte unaza u kthye nga kamera dhe filloi të bënte disa gjeste të çuditshme.

Vajza mbeti e shtangur kur në derën e lokalit hyri djali tjetër, i dashuri i saj i dytë. Ai iu afrua çiftit dhe e la vajzën pafjalë.

Djali që po i propozonte për martesë u çua në këmbë dhe filloi ta shante.

“Dy djem të mirë kishe në krah dhe nuk bëjë dot një zgjedhje! E dreqose!”, iu drejtua ai dhe më pas doli nga lokali i inatosur.

Ajo kishte disa muaj që takohej me të dy fshehtazi dhe madje njëri prej tyre i kishte blerë edhe makinë./tvklan.al