Doktorët kanë mbetur të shtangur, kur nga veshi i një pacienteje 76-vjeçare arritën të nxirrnin 30 krimba të vegjël.

76-vjeçarja kishte pasur dhimbje të vazhdueshme në vesh. Ajo kishte shkuar të vizitohej në specialistë veshi, hunde dhe fyti për shkak të dhimbjeve të tmerrshme derisa vuri re një krimb që zvarritej për të dalë nga veshi.

E moshuara tha që para një jave i kishte hyrë një mizë në vesh, por që kishte arritur ta nxirrte.

Sipas doktorëve, kjo është arsyeja pse dolën krimbat. Ata mendojnë se miza ka infektuar veshin duke lënë larvat të cilat u rritën aq sa për t’i shkaktuar dhimbje të tmerrshme 76-vjeçares.

/tvklan.al