Policia e Santa Anas, Californi ka bërë publike një video të filmuar nga kamerat e një bari ku duket një maniak i cili përpiqet të përdhunojë një vajzë e cila kishte dalë për të pirë me miqtë.

Ajo telefonoi në orën 3 të mëngjesit duke deklaruar se një burë e kishte ndjekur pasi kishte shkuar në banjë.

Në video duket se ai i kishte ulur pantallonat deri në gju dhe kërkonte të përfitonte nga ajo seksualisht.

26-vjeçarja bëri rezistencë dhe mundi të shpëtonte, ndërkohë që Policia po punon për gjurmimin e maniakut./tvklan.al