Eksperimenti që tregon se çfarë ndodh kur Coca Cola mbërrin në stomak është shumë shqetësues për konsumatorët e pijes së ëmbël.

Videoja është postuar online nga Molten Science dhe tregon procesin e reaksionit dhe kthimit të Coca Cola-s dhe materialit të ngjashëm me acidin e stomakut në diçka, që në fakt nuk duhet të jetë në stomak.

Në momentin që në gotën me acid hidhet Coca Cola, flluskat ngihen lart e më lart deri në momentin që materiali fillon të derdhet nga gota.

Në fillim materiali i formuar lëviz lehtësisht ndërsa më pas fillon e ngurtësohet aq shumë saqë është e vështirë ta shposh edhe me dru.  Materiali jo vetëm që forcohet por rrit edhe temperaturën e gotës.

Ky eksperiment ka ndarë shkencëtarët, disa thonë se acidi i formuar nuk është i njëjtë me të stomakut, ndërsa të tjerë thotë se pasojat janë të njëjta.

Megjithatë, të gjithë bien dakord se nuk do të donin ta kishin në stomakun e tyre një substancë të tillë.

“Daily Mail” thotë se videoja është shikuar më shumë se 9 milionë herë deri më tani në Facebook.

Eksperimenti vjen vetëm pak muaj pasi një eksperiment tregonte sasinë e jashtëzakonshme të sheqerit që përdorej në Coca Cola-n normale në krahasim me Cola zero./tvklan.al