Një grua e cila ka në trupin e saj mijëra tumore të madhësive të ndryshme të cilët e kanë mbuluar më shumë se 6 dekada, tallet nga banorët e zonës të cilët e quajnë “Gruaja Patate”.

Hosineara Begum nga Narayanganj në  Bangladesh, lindi me një puçërr në buzën e sipërme dhe ajo filloi të shumohej kudo në trupin e saj.

3B6FC40100000578-0-image-m-113_1481887919398

Pasi një doktor i zonës filloi t’ia priste, ata filluan të rriteshin në masën e një topi tenisi.

Ndërkohë që sëmundja e saj vazhdoi të përkeqësohej, identiteti i saj filloi të humbte poshtë tumoreve që në sy të të tjerëve krijonte një pamje të frikshme.

3B6FC7C300000578-0-image-a-107_1481887871476

“Tumoret më sjellin një dhembje të tmerrshme. Kruhem gjithë ditës derisa të përfundoj e gjakosur. Nuk mund ta duroj më këtë dhimbje. Askush nuk më flet ose më takon. Madje dhe nipi im 3-vjeçar qan kur më sheh. Mënyra e vetme që mund të çlirohem nga kjo dhimbje është vdekja”, shprehet ajo.

3B6FC79100000578-0-image-a-105_1481887856368

Hosienara nuk mund të flasë ose hajë. Ajo mbulohet me pambuk në mënyrë që të lehtësojë sadopak dhimbjen./tvklan.al