Ditën e sotme një autobus i linjës Durrës-Plepa është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Shkak për rënien zjarrit është bërë një defekt në motorr dhe fillimisht varta e zjarit është konstatuar në pjesën e pasme të mjetit. Shoferi ka ndaluar autobusin dhe pasagjerët kanë zbritur menjëherë. 

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Menjëherë është lajmëruar shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit./tvklan.al