Nata e dytë e gjysmëfinales së  “Këngës Magjike” nisi me nota humori dhe të qeshura në të gjithë sallën e Pallatit të Koncerteve. Ishin “dy prezantueset e reja” të cilat ndezën sallën me batutat e tyre.

Besart Kallaku dhe Erion Isai të njohur si “Gocat e Instagramit” në rolin që interpretojnë, çelën siparin e mbrëmjes ku më pas u bashkua dhe Ardit Gjebrea si dhe dy bukuroshet Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla.

Mes prezantuesve nuk munguan shkëmbimet e batutave.

/tvklan.al