Rrudhat shpesh mund të na e ulin besimin tek vetja dhe do kërkojmë dëshpërimisht një mënyrë për të rikthyer pamjen rinore.

Disa u drejtohen operacioneve plastike ndërkohë që disa të tjerë injeksioneve me botoks, për t’i hequr qafe këto shenja që tregojnë plakjen.

Shumica u frikësohen injeksioneve sepse mendohet se mund të sjellin dëmtime në trup, pasi shkencëtarët zbuluan se kimikatet toksike që ngrijnë qelizat e fytyrës, mund të përhapen edhe në trup.

Alison Bridges, një dermatologe në klinikën Mayo, në Minesota, thotë se botoksi është i sigurt, nuk ka efekte anësore dhe injektimi është më efektiv tek të rinjtë.

Por kjo s’do të thotë se ata mbi moshën 65-vjeçare duhet t’i anashkalojnë injeksionet, por duhet vetëm të jenë të limituar me to.

Ajo sugjeron se lëkura duhet të zbutet para injeksionit që të ketë më shumë shanse që botoksi të funksionojë./tvklan.al