Prej 4 vitesh, moderatori Labinot Gashi dhe e fejuara e tij Qëndresa janë bashkë dhe më 15 Tetor, ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Për ditën e madhe, Labi ka vendosur të shkojë në shtëpinë e Qëndresës dhe ta marrë nuse. Çifti kanë zgjedhur Prizrenin si qytetin ku do të zhvillojnë ceremoninë e dasmës.

Por, vetëm pak ditë përpara dasmës së madhe, Qëndresa ka zgjedhur t’i dedikojë një letër Labit përmes emisionit “Rudina”.

Përmes letrës, ajo i shpreh dashurinë Labit teksa e quan diell në qiellin e saj.

“Jam e lumtur që do të jem krah teje gjatë gjithë jetës”,

tha Labi.

/tvklan.al