Andrea Memollari, i riu që aksidentoi për vdekje Dhurata Priftin, ka qënë një shkelës i hershëm rregullave të qarkullimit rrugor.

Ky është Andrea Memollari, 20 – vjeçari, që aksidentoi për vdekje Dhurata Priftin teksa po kalonte rrugën me dy fëmijët e saj. Është një video e Marsit të vitit të kaluar, kur Memollari u ndalua nga një patrullë për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Një nga efektivët e patrullës i kërkon 20 – vjeçarit të dalë nga makina dhe të japë shpjegime se përse i ofroi para policit që e kishte ndaluar për tejkalim shpejtësie. Memollari i përgjigjet se kërkonte të mbaronte punë shpejt.

memo1

Më pas, policët ushtrojnë kontroll ndaj 20 – vjeçarit dhe e shoqërojnë në komisariat, për tentativë korruptimi të punonjësit të policisë.

Për 20 – vjeçarin, Prokuroria kërkoi dënimin me 9 muaj burg, por gjykatësi Martin Deda vendosi si masë dënimin 40 orë pune në shërbim të komunitetit.

Tv Klan