Një gjarpër ka luftuar me vdekjen për shkak të një plage të rëndë, saqë zemra e tij rrihte jashtë trupit për disa orë.

Një veteriner e gjeti atë në rrugë në Australi dhe e mori ta ndihmonte. Sikurse duket në video, zemra e gjarprit rreth mbi lëkurën e tij pasi ishte goditur nga një makinë.

Doktori Stephen Cutter e mbylli plagën e ndërlikuar pas një operacioni që zgjati gjysmë ore dhe tani pritet që krijesa të shërohet plotësisht.  

“Pjesa më e madhe e punës sime me kafshë të egra është e tillë. Shumë pacientë të tjerë kanë qenë edhe më ta vogla”, tha ai.

Veterineri shpjegoi se operacioni ishte shumë i pazakontë për shkak se zemra kishte dalë mbi lëkurën e gjarprit. Por, operacioni përfundoi me sukses dhe çdo gjë është për mrekulli. Nëse veterineri nuk do ta kishte gjetur, kafsha do të mbijetonte një apo dy orë më shumë

. /tvklan.al