Një batutë e anëtarit të jurisë Robert Aliaj për gratë u bë shkak e një përplasjeje të fortë mes tij dhe konkurrentes në “Dance With Me”, Fiori Dardha.

Gjithçka nisi për dhunën ndaj grave e vijoi më pas me batuta të hidhura mes palëve që çuan deri në largimin nga paneli të gazetares Dardha.

Aliaj: Ne jemi një shoqëri shumë konservatore, dikush nga këto vajzat këtu do të hajë dajak sa të dalë jashtë, se njerëzit këtu presin të më japin edhe mua dajak nëse nuk ju jap 5-a.

Dardha: Këtë shembull e more nga vetja Robert, se nuk na rreh askush këtu, kështuqë nëse ti je mësuar t’i japësh dajak gruas tënde, mjerë ajo. Ne absolutisht jo. Unë as nuk e çoj nëpër mend që bashkëshorti im të ngrejë dorë mbi mua, ti qofsh, ose gruaja jote qoftë.

Aliaj: Ti je tipike shqiptare që i merr gjërat personale…

Debati vazhdoi për disa minuta edhe me ndërhyrjen e Valbona Selimllarit.

Aliaj: …Hiqjani mikrofonin se i duket si akullore, hiqjani që të flas e të mbaroj unë.

Dardha: Përderisa vjen këtu të pëlqen më shumë akullorja, unë nuk jam askush nga ato që ti je mësuar këtu Bert. Këtë akullore unë e lë tani dhe ia jap gruas tënde, unë e lë që tani, që t’ia dërgosh në Bruksel se e ke lënë vetëm atje.

Vejsiu: Ou. Unë them t’i themi poshtë dhunës kundër burrave.

Aliaj: Më vjen shumë keq që do të them këtë që po them tani. Ai spitali Europian nuk e di a e heq majasëllin nga goja dhe ta çojë në vend të vet, sepse duket që paskemi nevojë.

Largimi i Fiori Dardhës nga DWM dhe rikthimi me atlete në skenë

https://www.youtube.com//embed/ng2S0Fw_9XY

Si pasojë e fjalëve të Aliajt, të cilat Dardha i cilësoi të papranueshme, ajo vendosi të largohej nga spektakli “Dance With Me”.

U desh ndërhyrja e bashkëshortit të Dardhës, që ajo të rikthehej sërish në skenë, kësaj radhe me xhinse dhe atlete.

/tvklan.al