Një adoleshent humbi jetën pasi u shty nga një urë në Brazil. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën rurale të njohur si Itapua do Oeste, në perëndim të vendit.

18 – vjeçari Daniel Faustino Pinto Filho po provonte me miqtë e tij se kush mund të ruante ekuilibrin në majë të urës. Fillimisht janë tre të rinj që qëndrojnë në majë, por më pas dy prej tyre zbresin duke lënë të vetëm Daniel.

Njëri prej tyre, që thuhet se është një vajzë 21 – vjeçare shfaqet teksa tenton ta arrijë Daniel dhe e prek në gju. Ai ngre duart në ajër dhe më pas humbet ekuilibrin, duke rënë nga ura në lumë.

Sipas të përditshmes “The Sun”, trupi i tij u gjet 14 orë më vonë nga zjarrfikëset.

Dëshmitarë thanë se adoleshenti nuk dinte të notonte dhe ishte i dehur.

Vajza që shfaqet në video duke e shtyrë atë, sëbashku me dëshmitarë të tjerë u morën në pyetje nga policia. Mbetet e paqartë nëse ndaj saj është ngritur ndonjë akuzë, ndërsa hetimet vazhdojnë./tvklan.al