Një grua 38-vjeç, u shtrua në spital pasi kishte të vjella dhe ënjtje në stomak. Doktorët zbuluan gjatë operacionit se ajo kishte një lëmsh të madh me flokë të mbledhura në stomakun e saj.

Ajo u diagnostifikua me sindromën e Raperonzolës, e cila është një gjendje e rrallë ku një top qimesh kalon në stomak si pasojë e gëlltitjes së flokëve.

Duke u bazuar tek kjo çështje, një grup doktorësh amerikanë raportuan 88 çështje të sindromës së Raperonzolës, duke theksuar rrallësinë e kësaj sindrome.

Ata zbuluan se kjo gjendje është më e zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët dhe ka lidhje me një çrregullim mendor./tvklan.al