Në video tregohet një baba dhe biri i tij të cilët janë duke luajtur në supermarket, por pjesa tjetër e ngjarjes nuk është dhe aq e këndshme. Ai po luante me djalin e tij të vogël, i cili iu var të atit nga pas.

Sapo vogëlushi rrotullohet në krahët e të atit, ai humbet balancën duke i rënë përsipër dhe duke i shtypur qafën.

Raportime të pakonfirmuara thanë se pavarësisht ndihmës së shpejtë të gruas që ndodhej aty pranë e cila e ndihmoi burrin të ngrihej në këmbë, djali kishte thyer qafën dhe kishte vdekur disa orë më vonë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Guangzhou, në Kinë dhe është shpërndarë shumë herë në rrjetet sociale./tvklan.al