Ka qenë fatal aksidenti që ndodhi këtë mesditë në kryeqytet. Një grua 45-vjeçare, Dhurata Prifti, që u përplas nga një makinë, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Gruaja ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës  së bashku me dy fëmijët 13 dhe 7 vjeç dhe për të shpëtuar ata nga një mjet që po udhëtonte me shpejtësi ka rrezikuar jetën.

https://www.youtube.com//embed/f6RC5bQgBa0

Automjeti tip Benz me targe AA 476 GL i drejtuar nga shtetasi Andrea Memollari i ka kaluar sipër gruas, ndërsa kalimtarët e tjerë që kanë parë skenën janë tmerruar.

FOTO 1 ME BLUR OKOK

Pas aksidentit drejtuesi i makinës nuk ka qëndruar, por është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur mjetin në rrugën “Siri Kodra”. 20 – vjeçari u arrestua pak orë pas aksidentit.

AKSIDENTI logo ok

Fillimisht kanë qenë kalimtarët e tjerë ata që i kanë dhënë ndihmën e parë gruas, siç duket dhe nga këto pamje filmike të siguruara nga Televizioni Klan.

https://www.youtube.com//embed/IKTG4-qgub0

Fëmijët në gjendje të traumatizuar janë shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për t’i asistuar me ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Tv Klan

https://www.youtube.com//embed/13LfkHZCcVc