Ky është momenti kur efektivët e policisë shoqërojnë 52-vjeçarin Ymer Hidri, autorin e vendosjes së një sasie eksplozivi në një thertore.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 11 Nëntor të vitit që lamë pas, në Qerekë të Krujës.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarje të ndodhur më datë 11.11.2017, ku një shtetas ka tentuar të shkatërrojë me eksploziv një biznes”,

sqaron policia në një njoftim të sajin

.

Hidri dyshohet se e ka vendosur sasinë e eksplozivit në fabrikën e thertores së mishit në pronësi të P.N., për arsye pronësie. Fatmirësisht, lënda eksplozive nuk ka shpërthyer.

/tvklan.al