Pas një periudhe të gjatë mungese në tregun muzikor, këngëtarja Elhaida Dani është tmerrësisht entuziaste pasi është rikthyer me një tjetër projekt.

Këngëtarja ishte në emisionin “Jo vetëm modë”, përmes një interviste me gazetarin Eni Shehu ku rrëfeu të rejat e fundit nga jeta profesionale dhe nga jeta personale.

“Më mbaj”, është kënga e re e Danit e cila duket se ka të bëjë me jetën private të saj. Këngëtarja zbuloi për “Jo vetëm modë”, se tashmë po jeton vetëm në Itali dhe pranoi se e ka patur të vështirë fillimisht jetesën vetëm.

“Pas dy vitesh nga projekti im i fundit, nga ai i Eurovision mendova se është momenti i duhur për fansat që të rikthehem. Unë jam kantautore tashmë dhe jam shumë e lumtur. Është normale që gjithsecili përjeton momentet e veta dhe historitë e veta, por unë nuk do të shprehem sepse kam qejf ta mbaj për vete jetën personale. Kam shumë dashuri në jetën time, sidomos kur vij në Shqipëri e ndjej më shumë dashurinë. Po flitet për Elhajdën e mbuluar me shami, nuk e kuptoj pse është rikthyer. Unë nuk kam qenë e mbuluar asnjëherë me shami por kam qenë e ftuar në evente ku kishte një kod veshje dhe nuk ishte absolutisht problem për mua. Jam e para shqiptare që jam pjesë “Esmeraldës”, kam bërë leksione të gjuhës franceze, kërcimi etj. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme dhe jam e lumtur që jam pjesë e këtij projekti. Unë tashmë jetoj vetëm dhe unë e dua shumë privatsinë time, në fillim ishte pak e vështirë të jetoja vetëm. Tashmë jam duke bashkëpunuar me një nga producentët e këngëtares Sia dhe jam shumë e lumtur”,

tha Dani. /

tvklan.al