Policia e Skraparit ka arrestuar dy vëllezër gjatë një aksioni të etiketuar “Osoja”. Hetimi 1-mujor i uniformave blu zbuloi se Kalem Muçaj 51 vjeç dhe Elmas Muçaj 41 vjeç dispononin armë zjarri dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën 69 fara narkotike kanabis sativa, dy kallashnikovë model 56, 4 krehëra kallashnikovi dhe 4711 fishekë.

Ndaj dy vëllezërve Muçaj u referuan materialet për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

/tvklan.al