Kur vjen puna për takimin e tyre duket se është vështirë. Janë kundërshtarë politik, që në një vend tjetër evropian nuk do të përbënte lajm nëse takoheshin, por në Shqipëri…

“Xing me Ermalin”, është emisioni më i ri që nis të shtunën në TV Klan. Kështu moderatori Ermal Mamaqi në një video të postuar në rrjetin social Facebook, gjatë përgatitjes së emisionit i ka kërkuar diçka kryeministrit aktual, Edi Ramës… Një përqafim me ish-kryeministrin Sali Berisha (i ftuari i parë në emision). A do të ndodhi vallë? /tvklan.al