Drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi rrëfeu sot arsyen e largimit të Rashel Kolanecit nga emisioni. Mamaqi tha se arsyeja e largimit ka qenë fillimi i universitetit.

“Siç e keni vënë re, ka nja dy javë që mungon ajo vajza e bukur, arsyeja përse njerëzit shihnin “Xing me Ermalin”, Rasheli. Rasheli si çdo studente tjetër ka disa prioritete në jetë dhe ne me shumë dashuri e mirëpritëm prioritetin e saj që është universiteti dhe ne e lamë të shkonte, për t’u kthyer një ditë më e rritur”, tha Mamaqi.

Velina e re e “Xing” i huton të gjithë

Pas largimit të Rashel Kolanecit nga emisioni “Xing me Ermalin”, vendin e saj duket se e ka zënë një velinë superseksi.

Bëhet fjalë për modelen Kejvina Kthjella. Ajo u ngjit sot në skenën e “Xing”, me një performancë sensuale e veshur me fustan të kuq. 

“Duam t’ju prezantojmë një nga supermodelet e pasarelave të Milanos, është bjonde me sy blu. Ka një defekt tek dhëmbët por, do ta rregullojmë në vijim. Është e super trajnuar nga Albi Nako si të kërcejë, si të ecë, etj. Në kohën kur erdhi kishte vetëm 8 mijë like. Ajo është Kejvina Kthjella”, tha Mamaqi./tvklan.al