Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot pjesë e emisionit “Xing me Ermalin” në Tv Klan përmes një testi.

Intervista është bërë duke marrë shkas nga video e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cila bëri bujë në rrjetet sociale pasi kryeopozitari nuk shqiptonte dot fjalën ‘paparashikueshmëria’.

“Këtë fjalë do ta kthejmë në konkurs, kush e shqipton do të bëhet kryetar bashkie”, tha Basha.

Ndërkohë moderatori Ermal Mamaqi ka testuar kryebashkiakun Veliaj duke i kërkuar të shqiptojë fjalët: Paparashikueshmëria,  acidi dezoksirobonukleik dhe otorinolaringologu. Veliaj shqiptoi të gjitha fjalët dhe mes të qeshurash Mamaqi ka përmbyllur intervistën duke thënë: Ky njeri vlen. /

tvklan.al