Niki MinajVideoklipi më i ri i këngëtares Nicki Minaj është një « uragan » i vërtetë në tregun muzikor.

« Anaconda » është videoklipi më i klikuar që nga 19 gushti dhe për vetëm 4 ditë ka kapur shifrën e 37 milionë klikimeve (37,970,577), e gjithë kjo vetëm për shkak të dozave të larta të erotizmit.

Këngëtarja Minaj e kënaqur për këtë sukses mbron punën e saj, madje për këtë videoklip kaq provokues ka pasur kundër edhe menaxherin e saj, i cili i kishte thënë se po shkonte shumë larg, por nuk ka hequr dorë dhe ka marrë përsipër të guxojë.

M. Sejdini