Në 20 vjetorin e emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu ka publikuar pamje të vjetra dhe të reja të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, duke i etiketuar si “evolucioni” i saj.

Në insertin e përgatitur nga stafi i emisionit, shihet shndërrimi i Kryemadhit ndër vite, që prej herës së parë kur ishte në studion e “Opinion”, në vitet 2008, e në vazhdim.

Ajo që vihet re është padyshim fakti se tani, numri një i LSI është më në formë se kurrë.

Fevziu: Gjithë ky evolucion…. ke lëvizur në të gjitha temat. Ke pasur siklet ku vije në këto tema? Nuk të thoshin çdo ti politikane që vjen në këto tema?

Kryemadhi: Jo më thoshin gjithmonë ti shkon e flet për gjellët dhe për gratë, nuk më thoshin për gatimet, por për gjellët.

Fevziu: Kur kanë qenë intervistat e forta me Ilir Metën, kush nxehej më shumë në familje?

Kryemadhi: Unë!

Fevziu: Ti nxeheshe?

Kryemadhi: Po pse s’ia kthen përgjigjen këtij more?

Fevziu: Më shaje ndonjë çikë me vete?

Kryemadhi: Thoja është shumë i poshtër. Thoja si nuk ndryshoi ndonjëherë ky njeri. Dhe po ta shikosh në 10 vjet, ti s’ke ndryshuar. Të gjithë të tjerët kemi ndryshuar.

Fevziu: Kam ndryshuar unë. Si? Që nga e para kam ndryshuar. Nxirre pak të parën…

Kryemadhi: Epo Fevzo edhe ti paske ndryshuar.

Fevziu: Do shohësh mbrapa se sa ka ndryshuar Ilir Meta…

Kryemadhi: As nuk e vë në dyshim… 

/tvklan.al