Fabian Duro i njohur në Shqipëri si një “akrobat i topit” ishte i ftuar në qendrën stërvitore të Bayern Munchen. 28-vjeçari dha shfaqen e tij për lojtarët e skuadrës së njohur gjermane duke merituar edhe duartrokitjet e tyre.

Fabian Duro, i cili ka marrë pjesë në shumë konkurse ndërkombëtare befasoi zv/trajnerin e Bayern, Paul Clement. Ai e pa në rrugët e Mynihut duke dhënë shfaqe dhe nuk ngurroi që t’i tregonte lojtarëve të tij talentin e shqiptarit.

Fabiani mori dhuratë edhe një fanellë të bavarezëve e numrin 9 dhe emrin e tij të stampuar./ TV KLAN