Çfarë mund të ndodhë kur një grup fansash të filmave e librave horror mbyllen në një dhomë sëbashku me një “fantazmë”?

Ia mbathin me të katërta! Fundja është normale, pasi imazhi i krijuar për shpirtrat është që janë të frikshëm e madje mund të pushtojnë njerëzit.

Pikërisht kjo ndodhi këtë muaj në prezantimin e një libri në Londër. Siç shkruan “Mirror”, fansat e librit ishin të ftuar për të dëgjuar pasazhe nga autori, e teksa ai shqiptonte fjalë të frikshme, lëvizje të çuditshme nisën të ndodhnin nëpër dhomë, me “fantazma” që nisën të shfaqeshin përpara të pranishmëve.

Ajo çfarë ndodhi më pas ishte tepër e parashikueshme: Audienca u ngrit në këmbë dhe nisi të vraponte drejt daljes, duke besuar se gjithçka ishte reale. Tmerri mund të dallohej lehtësisht në fytyrën e secilit për tyre kur kuptuan se dera ishte e kyçur.

Gjithçka ishte një shaka, megjithatë videoja pak më lart është tepër argëtuese./tvklan.al