Edhe intervista me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha erdhi ndryshe në përvjetorin e 20 -të të “Opinion”.  Duke e nisur intervistën në sheshin “Nënë Tereza” me herën e parë që Basha ishte i ftuar në “Opinion”, kreu i PD tha se ky emision ka qenë dhe mbetet pasqyra e shpirtit të shqiptarëve, duke përcjellë ngjarjet më të rëndësishme në vend.

Gazetari Blendi Fevziu e pyeti Bashën për kthimin e tij nga Holanda, ndërsa kujtoi edhe një episod në periudhën e shkollës, kur gazetari jepte praktikën, ndërsa Basha ishte ende nxënës.

Fevziu:

Përse u ktheve në Shqipëri?

Basha:

 Në radhë të parë unë jam shqiptar. Holanda më ka dhënë një mundësi të jashtëzakonshme, 

por më ka vënë edhe para një sfide të madhe.

Fevziu:

 

Je penduar ndonjëherë që erdhe?

Basha: 

Asnjëherë. Për një arsye të thjeshtë, sepse mendoj se gjenerata jonë ka arritur të bëjë një ndryshim.

Fevziu:

Shikuesit nuk e dinë që kur unë kam qenë në vitin e fundit të studimeve, ndërkohë që jepja praktikën në gjimnazin “Sami Frashëri” kam dashur t’ju nxjerr nga mësimi, ju e mbani mend besoj, në Shkurt të 1991 -it. Kanë qenë ditët e lëvizjes studentore. Unë vija pak orë dhe kthehesha. U zumë sepse patëm një debat për çështjen e Faik Konicës, në mos gaboj. E mbani mend?

Basha: 

E di që u zumë dhe që më kërkove të dal nga klasa dhe unë refuzova. Ishte koha e rebelizmit.”

Megjithatë, duket se edhe pozitat aktuale janë sërish në favor të Fevziut, pasi ky i fundit me shaka e “kërcënon” kreun e PD se tashmë mund ta nxjerrë nga studio e “Opinion”.

Fevziu:

Ishte kohë rebelizmi, nuk të nxirrte dot mësuesi nga klasa, nuk kishe ndonjë shans. Megjithatë fakti që kam nisur me të të nxjerrë nga mësimi, nuk do të thotë se nuk do të nxjerr në ditët e ardhshme nga studioja.

Basha:

Shpresoj që jo. 

/tvklan.al