Një flamur kombëtar 400 metra katrorë është shpalosur sot në qytetin e Fierit.  Ndeshja Rumani – Shqipëri është arsyeja e kësaj nisme të Shoqatës për Bashkim Kombëtar dhe disa sportdashëve.

Ata urojnë që Shqipëria të fitojë sot për të vijuar garën në Europianin e parë në historinë e kuqezinjve. Më parë ky flamur i madh është ekspozuar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, por arritja e Kombëtares shikohet si një arësye e fortë ta shpalosur. / TV KLAN