Një video e publikuar nga Policia e Shtetit tregon se në aeroportin e Rinasit kanë ardhur mijëra turistë dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës për të vizituar Shqipërinë si dhe mijëra bashkëkombës që jetojnë e punojnë në BE.

Policia Kufitare Rinas është duke punuar me 9 sportele në hyrje në mënyrë që shërbimi të jetë sa më i shpejtë dhe pa vonesa.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullai bëri me dije se gjatë 12 orëve të fundit mbi 11 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit./tvklan.al