Vajza që shihni në video është 24 vjeç, megjithëse pamja e saj të mashtron. Emri i saj është Sari Rezita Ariyanti dhe ajo është 87 cm e gjatë dhe peshon 20 kg.

Ajo ka lindur në 16 tetot të vitit 1993 dhe u diagnostikua me këtë sindromë të rrallë shumë vonë duke e bërë të pamundur kurimin e saj.

24-vjeçarja nuk mund të ecë dhe familja është mbështetja e saj më e madhe. Motra e saj e vogël dhe mamaja e saj janë personat më të dashur për të. Ato e shëtisin atë në një karrige me rrota.

Por gjithsesi ajo mund t’ua komunikojë këtë vetëm në gjuhën e  bebeve, sepse ato janë të vetmet që e kuptojnë.

Megjithëse kjo sindromë ka qenë gjithnjë e pranishme në jetën e tyre, ato shpresojnë se Sari do të shërohet duke marrë mjekimet e duhura dhe stërvitjen e duhur fizike./tvklan.al