Autobusi shqiptar i linjës Tiranë-Kalamata është aksidentuar në Greqi në kthim drejt Shqipërisë. Mediat greke raportojnë se drejtuesi shqiptar i autobusit humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me pemët dhe shtyllat.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 09:30 me orën lokale në Greqi, në aksin rrugor Patra-Pyrgos.

Në bordin e autobusit ndodheshin 5 pasagjerë, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë. Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati asnjë të plagosur. Policia greke nisi hetimet për shkakun e aksidentit, paraprakisht dyshohet se ka qenë pakujdesi e shoferit.

/tvklan.al