Me

Zil 157

nga Anglia drejt Shqipërisë.

Është kjo sfida e dy djemve, njëri shqiptar e tjetri anglez, të cilët kanë zgjedhur që të përshkruajnë distancën më të gjatë të bërë me një mjet të tillë, që i përket kohës së komunizmit.

Gent Jakupi dhe Rob Gerrish u nisën 2 ditë më parë (5 Janar) nga Bristol i Anglisë dhe destinacion të fundit kanë kryeqytetin shqiptar, Tiranën.

Për

tvklan.al,

Jakupi thotë se kjo është një ëndërr që po bëhet realitet, por edhe një sfidë. Dy miqtë synojnë që duke përshkruar këtë distancë të largët, me një mjet të vitit 1947, të bëhen pjesë e librit të rekordeve Guinness.

Përgjatë rrugës së tyre, ata tregojnë se udhëtojnë me shpejtësi maksimale 60 kilometra në orë, ndërsa në malore me 20 kilometra në orë. Megjithatë, ata duket se po e shijojnë në maksimum këtë aventurë, e kjo mund të dallohet fare lehtë edhe në këtë video.

Plot kureshtje janë parë edhe nga kalimtarët të cilët kanë dalë në rrugë duke u bërë fotografi. Djemtë përllogarisin që i gjithë udhëtimi të zgjasë rreth 5 ditë.

/tvklan.al