Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur në Ukrainë, pasi vajza 20 vjeçare e një milioneri ukrainas u përplas me makinë me një turmë njerëzish.

Sipas mediave lokale, Alyona Zaitseva kishte kaluar rrugën kur semafori ishte në të kuqe dhe makina e saj ishte përplasur me një tjetër. Nga përplasja makina e vajzës milionere është kthyer nga trotuari ku po qëndronin disa këmbësorë gati për të kaluar rrugën.

Raportohet se kanë mbetur të paktën 6 persona, midis tyre edhe një vajzë 15-vjeçare, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.

Trupojat e Zaitsevas shkuan dhe e morën menjëherë 20 vjeçaren duke e mbrojtur nga turmae tërbuar prej asaj që ajo kishte shkaktuar.

Nëse dënohet Alyona Zaitseva mund të përballet me 10 vite burg.

Por, sipas mediave lokale, për shkak të pushtetit të babait, ajo do të lirohet pavarësisht dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen.

/tvklan.al