Kjo është një formë proteste e nxënësve për të kundërshtuar politikat e shkollës kundër pantallonave të shkurtra.

Nxënësit e kolegjit ISCA në Devon, Britani e Madhe, kanë shkuar me fund në shkollë duke protestuar faktin që duhet të vishen me pantallona të gjata pavarësisht temperaturave të larta.

Kanë qenë 5 djem që iniciuan këtë ide dhe më pas u bënë 50 nxënës që veshën fund gjatë orarit mësimor.

Megjithatë, duket se kjo protestë e tyre i ka dhënë frytet e para. Administrata e shkollës tha se po shqyrton mundësinë që të ndryshojë politikën e rreptë në lidhje me kodin e etikës.

/tvklan.al