Fitimi ishte 300 euro në ditë. 10 shqiptarët e arrestuar një ditë më parë në Torino kishin ngritur mjaft mirë perandorinë e tyre të prostitucionit.

Vajzat, nga Shqipëria dhe Greqia, përveçse spiunoheshin me një aplikacion në celularin e tyre, mbaheshin të nënshtruara me dhunë psikologjike e në kushte të vështira jetesës.

2

Kështu lekët e fituara nga prostitucioni shqiptarët i investonin në mbjelljen e kanabisit. Drejtuesit e këtij grupi kriminal ishin: Kostian Mitsi, Jetmir Perndoj, Franci dhe Lorenc Canaj. Sipas hetimeve Kostian Mitsi ishte ekspert sa i përket aftësive të botanikës për mbjelljen dhe rritjen e kanabisit.

3

Shqiptarët e tij, të cilët nuk janë identifikuar kishin punë të tjera në mbledhjen dhe shfrytëzimin e vajzave. /tvklan.al