Ka shkuar në 276 numri i personave të vdekur nga sulmi me bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Një avion ushtarak turk me ndihmë mjekësore ka shkuar atje dhe në kthim do të marrë me vete rreth 40 të plagosur për t’u mjekuar.

Ky është një nga sulmet terroriste më vdekjeprurëse në Somali, që kur grupi islamik al-Shabab nisi rebelimin në vitin 2007.

Një nga viktimat ishte studente mjekësie që do të diplomohej ditën tjetër. Babai i saj kishte shkuar në Mogadishu për të qenë pjesë e diplomimit, por në fakt pa varrimin e saj.

Sulmi ndodhi në një zonë shumë të populluar duke shkatërruar hotele, zyra qeveritare dhe restorante.

Rreth 11 persona të vdekur janë identifikuar dhe varrosur nga familjet e tyre.

/tvklan.al