Pamje të tmerrshme të filmuara me dron tregojnë automjete të zbrazura, në të cilat familjet, të ndodhura në një situatë të pashpresë, u dogjën për vdekje në zjarrin më të fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Portugalinë.

Të paktën 4 fëmijë janë në mesin e 62 të vrarëve, pasi flakët përfshinë fshatrat në rajonin qendror Pedrogao Grande, që mendohet të jetë shkaktuar nga një goditje rrufeje, ditën e shtunë.

Në video shihen të paktën 12 automjete të djegura që u bllokuan pasi flakët përfshinë pemët përreth, përpara se të arrinin mbi pistën me çakëll.

Nuk dihet saktësisht se sa njerëz kanë vdekur në makinat e shfaqura në video, pasi autoritetet paralajmërojnë që numri i viktimave vjen gjithnjë duke u rritur, duke qenë se shumë persona ende rezultojnë të zhdukur.

Ashtu si edhe këta skena të ngjarjes, shumë të mbijetuar kanë nisur të tregojnë rreth asaj çfarë kanë përjetuar, siç ishte rasti i 12 personave që banonin në atë zonë, përfshirë një të moshuar 96-vjeçare, e cila thotë se u shpëtuan flakëve duke u fshehur në një rezervuar uji.

Maria do Céu Silva është përshëndetur si një heroinë pasi përdori rezervuarin e ujit në shtëpinë e saj për të shpëtuar banorët e Nodeirinjo, përfshirë nënën e saj të moshuar, raporton Correio da Manhã.

Silva tha se nëna e saj donte të lihej të vdiste, por ajo nuk mund ta pranonte këtë gjë, kështu që i drejtoi të mbijetuarit për te rezervuari i ujit, ku edhe u fshehën, ndërsa zjarri po vinte me furi drejt tyre.

Viktima në moshë më të re, u identifikua të dielën si 4 – vjeçari Rodrigo Rosario, i cili u shua bashkë me xhaxhain e tij Sidel Belchior, ndërkohë që ky i fundit po ngiste makinën në një fshat pranë universitetit historik të Koimbras./tvklan.al