Një zjarr i madh ka shpërthyer në një bllok banimi gjatë natës në Londër të Britanisë së Madhe. BBC raporton se mbi 200 zjarrfikës u angazhuan për të shuar flakët e zjarrit që përfshinë kullën e banimit.

Të paktën 30 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për mjekim në spital. Korrenspondenti i BBC njoftoi se ka dyshime që shumë persona të kenë mbetur brenda, pasi është një numër i konsiderueshëm i njerëzve që nuk janë gjetur.

Flakët e zjarrit përfshinë të gjithë ndërtesën dhe ekzistonte frika që ajo mund të shembej. Nuk ka ende një pistë zyrtare të autoriteteve londineze rreth shkaqeve të ngjarjes. Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan e cilësoi një “incident të madh” këtë rast.

Pas disa orësh, zjarrfikësit mundën të vendosnin nën kontroll flakët e zjarrit që kishin përfshirë kullën e banimit

./tvklan.al