Specialistët e Seksionit për Narkotikët kanë sekuestruar  89 kg kanabis. Nga ky aksion është arrestuar Arben Balliu  39 vjeç, banues në Kameras, Fushë-Krujë dhe është shpallur në kërkim Sh.P. 42 vjeç, banues në Arrameras, Krujë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Kontenieri”.

Sekuestrohen 89 kg Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar, ditën e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Kontenieri”.

U arrestua në flagrancë shtetasi:

Arben Balliu  39 vjeç, banues në Kameras, Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Sh.P. 42 vjeç, banues në Arrameras, Krujë

Më datë 23.08.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vendin e quajtur Krastë, në afërsi të një guroreje, brenda një kontenieri u arrestua në flagrancë shtetasi A.Balliu pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kontenier u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

14 thasë me peshë rreth 89 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal./tvklan.al