Një foshnje ka vdekur gjatë një operacioni cezarian. Dy mjekët janë pezulluar, pasi janë shpallur përgjegjës për vdekjen e fëmijës.

Nëna shtatzënë, iu nënshtrua operacionit cezarian vetëm disa orë, pasi kishte mbërritur në spitalin Umaid në Jodhur, Indi. 

Dy mjekët të cilët morën pjesë në lindjen e foshnjës kishin përdorur më tepër anestezi se sa përdorej zakonisht. 

I gjithë operacioni është filmuar nga një mjek i tretë, i cili ka qenë i pranishëm në sallën e operacionit.

Drejtori i spitalit ka thënë se dy mjekët janë pezulluar nga puna dhe ndaj tyre janë marrë masa disiplinore./tvklan.al