768 kilogramë kanabis janë gjetur të premten në një tunel në Përmet.
Policia e Gjirokastrës tha se droga u gjet në një tunel në fshatin Piskovë, Përmet në 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme.
Si të dyshuar për lidhje me ngjarjen u shoqëruan në polici disa të dyshuar.
Policia tha se operacioni vijon dhe se specialistët për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave të implikuar./tvklan.al