Kjo krijesë e çuditshme i ka hutuar të gjithë, ndërkohë që zvarritej në tokë në një mënyrë të pazakontë dhe rrënqethëse.

Huang Meilan ka filmuar insektin misterioz në shkëmbinjtë e Hsinchu në Tajvan. Ajo tha se ajo ishte “e tronditur” nga kacavjerja e çuditshme, pasi nuk kishte parë kurrë diçka si ajo më parë.

Huang tha:

“Ishte shumë e çuditshme. Njerëzit thanë gjëra të ndryshme, por doja të dija se çfarë ishte në të vërtetë”.

Ajo shpërndau videon dhe mori si përgjigje disa sugjerime të ndryshme, ku u tha se mund të ishte nematomorpha, të quajtura zakonisht “krimbat e qimeve të kuajve”, të ngatërruara së bashku, të cilat në raste ekstreme mund të rriten deri në dy metra në gjatësi. Krijesat parazitare ndërthuren për të përdorur një bartës për t’u shumuar.

Ndërsa të tjerë besonin se krijesa ishte një ”specie mutante” e insekteve ngjitëse ose edhe një formë e jetës aliene.

Miffy Chu tha:

”Kjo mund të jetë një krijesë e re, e krijuar nga një mutacion gjenetik që ne nuk kemi parë kurrë më parë. Është pak e frikshme ta shohësh sepse duket si një alien që ka humbur në tokë”. /tvklan