Nga “Dance With Me” në “Xing me Ermalin”. Deputeti Nard Ndoka do të jetë i ftuari i radhës në emisionin e Ermal Mamaqit, në Televizionin Klan.

Bëhuni gati, shumë surpriza do të ketë. Këtë e paralajmëron dhe vetë Ermali, në një video që ka postuar në rrjetet sociale.

“Gjatë postproduksionit desh na vdiq montazhieri nga të qeshmet”, shkruan Ermali. Mos harroni, të shtunën në orën 21:00. /tvklan.al