E fundja kush mund t’i rezistojë!

Që në nisje të spektaklit “C’est La Vie”, prezantuesja rrezellitëse Marina Vjollca shprehu dëshirën për ta parë në skenë anëtarin e jurisë, Altin Goci duke performuar. Artisti i mirënjohur dhe kaq i dashur për publikun refuzoi, duke thënë se ka kohë në 11 javë spektakël, për të performuar edhe ai.

Por kur Marinës iu bashkëngjit publiku, Goci u ngjit në skenën e madhe të C’est La Vie duke na dhuruar një fragment nga “Imagine” të Beatles.

Teksa 8 çiftet vijojnë performancat e tyre, ajo që nuk mund të mos binte në sy ishte veshja e zgjedhur nga prezantuesja bukuroshe Vjollca. Marina kishte zgjedhur të vishej me të zeza, me një bluzë transparente që nxirrte në pah linjat e saj.

/tvklan.al