Policia e Tiranës ka arrestuar të dyshuarin për grabitjen e një kazinoje me pistoletë lodër javën e kaluar, në zonën e njohur si “Selvia” në kryeqytet.

Policia tha se në kuadër të operacionit “BIXHOZI” është arrestuar Jurgen Kovaçi, 26 vjeç, banues në Tiranë,( i dënuar më parë në fushën e narkotikëve).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 12.02.2017 rreth orës 20:58 në vendin e quajtur “Selvia”, në rrugën e Dibrës, ai ka hyrë në kazino dhe duke kërcënuar punonjësit ka arritur të marrë prej andej shumën ditore rreth 20.000 lek.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë”./tvklan.al