Video/ Granata, dinamit e armë zjarri…

Qytetarët vijonë dorëzimin vullnetar të armëve dhe municioneve luftarake. Vetëm gjatë ditëve të fundit, në qarkun e Korçës janë dorëzuar 8 armë zjarri, 9388 fishekë, 27 granata, 20 ndezësa, 5 kallëpë dinamiti, 2 kaseta mitrolozi dhe 1 kuti me lëndë tymuese.

Në komisariatin e Korçës banorët kanë dorëzuar 3 armë, 2500 fishekë, 7 granata, si dhe 1 kuti me lëndë tymuese.

Në komisariatin e Pogradecit u dorëzuan 1 armë, 6164 fishekë, 18 granata, 18 ndezësa.

Në komisariatin Maliq janë dorëzuar 3 armë dhe 64 fishekë.

Ndërsa në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit të Korçës u dorëzuan në total 1 armë, 660 fishekë, 5 kallëpë dinamit, 2 granata, 2 ndezësa, si dhe dy kaseta mitrolozi./tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*