Ky është momenti kur terroristi i Londrës, u fut me shpejtësi në trotuarin e urës së Westminster me makinën e tij 4×4.

Pamjet tregojnë edhe momentin kur një grua hidhet nga ura në ujërat e lumit Tamiz për t’i shpëtuar përplasjes me makinë. 

Ajo është një 29 – vjeçare nga Rumania e cila ndodhej me pushime në Londër sëbashku me të fejuarin e saj. Andreea Cristea, me profesion arkitekte u shpëtua nga shërbimet e emergjencës dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Andreea Cristea,

Andreea Cristea

Autori, identeti i të cilit ende nuk dihet mori përpara me mjetin e tij me dhjetëra këmbësorë, duke vrarë 2 prej tyre e plagosur të paktën 40 të tjerë. Ai vrau gjithashtu një oficer policie duke e goditur me thikë, përpara se të ekzekutohej nga autoritetet përpara godinës së parlamentit./tvklan.al